Kristjan Asllani i dhuroi fitoren Shqipërisë me golin e tij në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë (0-1). Një nga gazetat më të mëdha në Itali, Gazzetta dello Sport, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan: “Asllani mund Kvarën”.

La Gazzetta dello Sport thekson faktin që mesfushori kuqezi i Interit ia doli të triumfojë ndaj yllit gjeorgjian të Napolit. Të dy futbollistët ishin titullarë dhe bëmë paraqitje mjaft pozitive në skuadrat respektive.

Kuptohet qe media italiane eshte ndalur tek dy prej pjestareve te ketyre skuadrave te cilet luajne aktualisht me ekipet e Interit dhe Napolit, pavaresisht se ka edhe te tjere lojtare qe luajne ne Itali, megjithate e ka fokusuar çeshtjen tek nje perballje e tij.

Ndoshta ngaqe e gjithe vemendja ishte e perqendruar tek Khvicha Kvaratskhelia, vlera e te cilit ne treg eshte sa e gjithe kombetares shqiptare, por ne fakt protagonisti kryesor i ndeshjes u be Kristian Asllani me ate gol te shenuar qe i dha fitoren 1-0 Shqiperise.