HomeFUTBOLLKATEGORIA E TRETELAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka emëron argjentinasin Tatangelo drejtor sportiv

LAJMI I FUNDIT/ KF Shiroka emëron argjentinasin Tatangelo drejtor sportiv

Fillimisht si trajner tek KF Shiroka, me pas u largua drejt Apolonise ku drejtoi fieraket ne fund te sezonit, megjithate argjentinasi Matias Tatangelo duket se eshte “dashuruar” serish me Shkodren dhe se fundi ka arritur akordin me drejtuesit e KF Shiroka por per kete here per te kryer detyren e drejtorit teknik.

Ky eshte lajmi me i fundit i dale nga zyrat e ketij klubi permes nje komunikimi me mediat kur behet e ditur kjo gje teksa shkruhet:

“KF Shiroka ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e z. Matías Tatangelo në pozicionin e Drejtorit Sportiv për sezonin 2025–2026.

Pas një eksperience të suksesshme si trajner gjatë fazës së dytë të sezonit të kaluar, ku kontributi i tij u reflektua në përmirësimin e ndjeshëm të performancës së ekipit, klubi ka vendosur t’i besojë një rol edhe më strategjik në strukturën teknike.

Z. Tatangelo, i lindur në Argjentinë , është një profesionist me përvojë të gjerë ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë.

Roli i tij do të përfshijë:


Hartimin e strategjisë afatgjatë të klubit në aspektin sportiv
Mbikëqyrjen e merkatos dhe përzgjedhjen e talenteve të reja
Bashkëpunimin e ngushtë me stafin teknik dhe akademinë
Zhvillimin e filozofisë së lojës në të gjitha kategoritë e klubit

Ne i urojmë mirëseardhje të ngrohtë Matías Tatangelos në këtë rol të ri dhe jemi të bindur se ai do të jetë një shtyllë kyçe në rrugëtimin tonë drejt objektivave madhore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments