Nga Maringlen ZHIVANI
Me ardhjen e sulmuesit ganez Bismark Charles, ofensiva e Vllaznisë përforcohet ndjeshëm dhe trajneri Edi Martini ka tashmë një grup të plotë lojtarësh për repartin e avancuar. Futbollisti i ardhur nga Skënderbeu shihet si një element që do të ketë peshë të madhe në skuadër, ndërsa afrimi i tij duket se ka bindur trajnerin shkodran për cilësinë që sjell.
Megjithatë, prania e shumë alternativave në sulm i ka dhënë Martinit edhe një “dhimbje koke” të këndshme. Përveç Charles, në repartin ofensiv janë edhe dyshja tjetër, Lirim Kastrati dhe kapiteni Bekim Balaj, me këtë të fundit që ka luajtur çdo ndeshje si titullar dhe ka mbajtur mbi supe peshën e golave në pothuajse të gjitha ndeshjet.
Kështu, trajneri do të ketë në dispozicion një treshe me eksperiencë dhe potencial të madh, e cila i garanton Vllaznisë më shumë zgjidhje në fazën sulmuese. Sfida për Martinin është të gjejë ekuilibrin dhe mënyrën më të mirë për t’i aktivizuar.(www.shkodrasport.com)