Egnatia nuk ndalet në merkato, pas firmës me Fernandon dhe brazilianin Leo Melo, tashmë ka arritur marrëveshjen me klubin e Laçit për portierin Mario Dajsinani.

Mësohet se klubet janë duke negociuar detajet e fundit për transferimin e kavajasit dhe pritet që në orët në vijim Egnatia dhe Laçi të dalin me një komunikatë zyrtare.

Mësohet se përveç një shifre të konsiderueshme për blerjen e kartonit, kurbinasit do të mbajnë dhe një përqindje të tij. Tashmë te rrogozhinasit do të rivalizojnë për portën dy kavajas, Dajsinani dhe Dobjani.

Presidenti Demrozi ne fakt e tentoi qe ne vere Dajsinanin, menjehere pas largimit te Alen Sherrit drejt Italise por atehere nuk arriti ta bindte dot kolegun e tij te Laçit Pashk Laska, megjithate tashme çdo gje eshte mbyllur dhe akordi eshte arritur.