Nje koincidence e bukur. Qatip Osmani dhe Vllaznia deri diku lidhen serish sebashku. Ish- trajneri kuqeblu pritet te marre drejtimin e skuadres se Malisheves, skuader kjo qe u eliminua pak dite me pare nga kundershtari i shkodraneve ne turin e dyte te Conference League, Vikingur.
Lajmi behet i ditur nga mediat kosovare te cilat shkruajne:
“Skuadra e Malishevës ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur, Qatip Osmanin dhe zyrtarimi do të bëhet shumë shpejt.
56-vjeçari merr drejtimin pas largimit të Bekim Isufit, derisa më herët ka drejtuar skuadra si: Struga, Shkendija, Vllaznia e Shkupi.
Në listë për pozitën e trajnerit te kjo skuadër ishin edhe Alban Dragusha, Leutrim Krasniqi e Shpëtim Duro!”