HomeKRYESOREMERKATO/ Sulmuesi lezhjan largohet nga Prishtina

MERKATO/ Sulmuesi lezhjan largohet nga Prishtina

Akileu Ndreca iu bashkua Prishtinës nga Tirana më 1 korrik të 2025-ës. Aventura e sulmuesit lezhjan nuk ka zgjatur shumë pasi ditën e sotme ka njoftuar largimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale. 

24-vjeçari bën të ditur se po largohet për arsye familjare dhe i falenderon të gjithë për mbështetjen. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi i Prishtinës përmes një shkrimi në “Facebook”.

NJOFTIMI I PLOTË

FC Prishtina njofton për lirimin e futbollistit Akileu Ndreca, për arsye personale të tij.

E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, zhvilloi gjithsej 7 paraqitje në fanellën bardhekaltër: 4 ndeshje në garat evropiane dhe 3 në Superligën e Kosovës.

Faleminderit dhe suksese, Akileu!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments