Nga Maringlen ZHIVANI
Roland Shkreli nuk do të jetë më pjesë e Orikut. Mesfushori 22-vjeçar është larguar nga ky klub pas një periudhe të gjatë, ku dha kontributin e tij për këtë skuadër.
Shkreli ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të Orikut gjatë këtij sezoni që u mbyll. Ai shënoi disa gola vendimtarë dhe dha assiste që ndihmuan ekipin të ketë një ecuri pozitive në kampionat.
Në fakt, ende nuk bëhet me dije se cili do të jetë destinacioni i rradhës për mesfushorin, por burime pranë futbollistit konfirmojnë se disa klube të Kategorisë së Parë kanë shfaqur interes për të.