HomeKRYESOREMichael Owen zgjedh fituesin e Topit të Artë: “Kjo është zgjedhja ime”

Michael Owen zgjedh fituesin e Topit të Artë: “Kjo është zgjedhja ime”

Legjenda e Liverpoolit, Michael Owen, beson se Ousmane Dembele ka për të fituar Topin e Artë këtë vit.

Anglezi beson se sulmuesi francez ka qenë lojtari më i mirë, përpara Mohamed Salah dhe Lamine Yamal.

Duke folur për Sportskeeda, Owen tha:

“Yamal duhet të ketë një shans të mirë. Ai është një lojtar jashtëzakonisht i talentuar. Mendova se Paris Saint-Germain ishte thjesht i shkëlqyer vitin e kaluar dhe mendoj se Dembélé do të ishte zgjedhja ime. Mo Salah meriton të përmendet. Ai përmendet çdo vit.

“Nuk e ka fituar atë, por sigurisht që meriton të përmendet. Por me sezonin që ka pasur Paris Saint-Germain, mendoj se kjo e ndryshon ekuilibrin. Dhe personalisht, do të votoja për Dembele-n”.

Ousmane Dembele luajti 53 ndeshje për PSG-në në sezonin 2024/25, me ekipin që fitoi Champions League, Kupën e Francës dhe titullin e Ligue 1. Ai shënoi 35 gola për skuadrën franceze, ndërsa dha edhe 16 asiste në të gjitha kompeticionet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments