Nga Nderim GOCI
Nën drejtimin e dy trajnereve Lindita Hoxha dhe Fjori Kolaj, skuadra e Mirditës U16 në volejboll për femraështë shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2024-2025. Rruga e vajzave nga Mirdita deri në fitimin e titullit kampion ka ardhur pasi një seri fitoresh.
Në ndeshjet gjysëmfinale, ndeshjet e së cilës u zhvilluan në kryeqytet, kampionet fillimisht “likujduan” Vllazninë me rezultatin 2-0, për të vijuar më pas në dy fitoret e tjera, me Dinamon 2-1 dhe në fund ndaj Apolonisë 2-0.
“Fitimi i titullit kampion, përveç kënaqësisë së fitimit të trofeut është një motiv plus për të ecur përpara”- shprehet shkurt, mes të tjerash, pas përfundimit të ndeshjes ndaj fierakve, ish-volejbollstja e njohur e Rrëshenit, Lindita Hoxha.
Perveçc fitimit të trofeut, që është i dyti pas fitimit të titullit kampion për të reja në vitin 1982, është një garanci plus, që sporti i rrjetës, që është i vetmi në këtë qytet, do të ekzistojë dhe në vazhdim.
Disa ditë më parë, shkolla nëntë vjeçare “Pashko Vasa” e këtij qyteti, u shpall kampione komëtare për këtë grupmoshë, tregon më së miri se sporti i rrjetës në këtë qytet dhe pse më vështirësitë e kohës, kërkon të mbijetojë.(www.shkodrasport.com)