Nga Endri ÇINARI

Ka qenë protagonist në dy ndeshjet e fundit të Vllaznisë, madje mbrëmë ishte vendimtar me golin e tij. Fjala është për Mehdi Çoben, sulmuesin e kuqebluve i cili në duelet ndaj Dinamos dhe Elbasanit ka spikatur më shumë nga të gjithë. Madje në fitoren 1-2 të Vllaznisë ndaj verdhebluve i cilësua edhe si njeriu i ndeshjes në përfundimin e 90 minutave.

Dy golat rradhazi kundër Dinamos dhe Elbasanit kanë rritur shumë vetë besimin tek mëngjërashi. I cili tashmë në bazë të performancave dhe golave që ka shënuar mund të jetë një kandidat potencial për formacionin në vijimësi të kampionatit. I “ngacmuar” edhe nga media pas ndeshjes me Elbasanin, për minutat që kërkon në fushën e lojës.

Çoba u shpreh në mënyrë diplomatike, duke treguar se ato janë vendime që i përkasin trajnerit nëse ai do jetë apo jo titullar. Dhe se ai është i gatshëm gjithmonë të japë më të mirën e tij sa herë i kërkohet dhe patjetër kërkon të jetë protagonist në çdo ndeshje me kuqeblutë. Forma e mirë e 24-vjeçarit kënaq stafin kuqeblu dhe trajnerin Brdariç.

Të cilët shohin se edhe futbollistët që ndoshta nuk cilësohen si titullarë fiks, janë në gjendjen e duhur kur thërriten në apel. E duke parë mungesat e shumta që ka Vllaznia këtë periudhë, ky mund të jetë momenti i Çobes. Moment të cilin numri 11-të e ka shfrytëzuar më së miri, duke shënuar gola dhe duke i dhuruar pikë të rëndësishme skuadrës.