Partizani ka pësuar humbjen e parë të “epokës Veselinoviç”, teksa është mposhtur në Ballsh me shifrat 2-1.
Të kuqtë, me trajnerin e pezulluar në tribunë, kanë vuajtur përballë Bylisit që kishte regjistruar 8 humbje radhazi me kryeqytetasit në ndeshjet e mëparshme.
Golat e Gjatës dhe Kamara befasuan të kuqtë në pjesën e parë, ndërsa ndeshja u rihap nga Keko në fillimin e pjesës së dytë.
Pavarësisht tentativave të të dy ekipeve, situata nuk ndryshoi më dhe sfida u mbyll me fitoren e Bylisit i cili lë vendin e fundit në renditje, teksa i heq Partizanit mundësinë që të kthehet në kreun e renditjes.
BYLIS 2-1 PARTIZANI
36′ Gjata, 45’+1′ Kamara/ 52′ Keko