Nga Endri ÇINARI
Ndeshja e rradhës për Vllazninë është ajo në transfertë kundër Dinamos. Një duel që propozon një dozë të lartë vështirësie për të besuarit e Martinit. Që përballë do kenë një prej ekipeve më cilësore të Superiores dhe një prej pretendentëve kryesorë të këtij edicioni në kampionat. Por, shkodranët në ndeshjen ndaj dinamovitëve mund të bazohen tek një futbollist që ka arritur të bëjë diferencën me golat e tij në duelet e fundit ndaj bluve.
Fjala është për Bekim Balajn, sulmuesin kryesor të skuadrës kuqeblu që në 3 ndeshjet e fundit ndaj “nëndetëses” ka arritur të gjejë 4 herë golin. Duke nisur nga gjysmëfinalja e “final 4” e edicionit të shkuar, ku Vllaznia “triumfoi” 2-1 ndaj Dinamos. Dhe të dy golat e suksesit të shkodranëve u shënuan nga 34-vjeçari. Po ashtu shtatlarti kishte shënuar para këtij dueli edhe në humbjen 4-3 të Vllaznisë në gjysmëfinalet e kupës së Shqipërisë në edicionin 2024-25.
Balaj gjithashtu do kishte gjetur edhe golin në ndeshjen e javës së 34-ët të fazës së katërt të edicionit të shkuar ndaj Dinamos. Ku Vllaznia do fitonte me rezultatin 3-0 dhe një nga golat e fitores shënohej pikërisht nga Balaj. 4 gola në 3 ndeshjet e fundit ndaj Dinamos e shndërrojnë skuadrën e Dajes në një prej “viktimave” të preferuara të Balajt.
Nga këmbët e të cilit shpresohet shumë në kampin shkodran dhe patjetër tek vijimi i traditës pozitive të sulmuesit në duelet kundër Dinamos.(www.shkodrasport.com)