HomeKRYESORENebi Qokthi, një talent shkodran gati për të shpërthyer me kryeqytetasit

Nebi Qokthi, një talent shkodran gati për të shpërthyer me kryeqytetasit

Nga Endri ÇINARI

Shkodra ka qenë gjithmonë një fidanishte për mbarë Shqipërinë përsa i përket sportistëve. Të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Patjetër në këta sportistë, ata që shpesh përmenden janë futbollistët. Që kanë lënë gjurmën e tyre brez pas brezi. E Shkodra është e para gjithmonë përsa i përket sportit të futbollit.

Talente të panumërt ndër vite që kanë bërë emër kanë dalë nga krye qendra e veriut.Dhe patjetër edhe në vitet e dekadat e fundit ka dhuruar emra prestigjozë të futbollit. I rradhës duket se është Nebi Qokthi. Futbollisti shkodran, i cili prej dy sezonesh është pjesë e Partizanit. Ku është shndërruar në lojtarin kryesor të të kuqve në moshat U-19.

I ditëlindjes 16.08.2006, pra vetëm 18 vjeç ku i ka mbushur para më pak se dy muajsh, Qokthi ka rënë në syrin e “demave” të kuq. Së fundmi lojtari i cili aktivizohet si sulmues i majtë kryesisht, por që mbulon edhe rolin e mesfushorit pas sulmuesit apo edhe atë të sulmuesit kryesor është bërë pjesë e stërvitjeve të ekipit të parë. Trajneri Veslinoviç dhe stafi i tij kanë vlerësuar potencialin e shkodranit.

Duke e afruar kështu në ekipin e parë për të zhvilluar stërvitje e patjetër për të shikuar më nga afër një prej të cilëve mund të cilësohet si futbollisti i së ardhmes.

Qokthi, prej 2 vitesh është një lojtar i kryeqytetasve dhe në këtë sezon ai është emëruar edhe kapiten i ekipit U-19. Duke u shpërblyer kështu edhe për performancat e sezonit të kaluar. Ku ishte një ndër elementët më të spikatur, jo vetëm tek Partizani, por në gjithë kampionatin e U-19.

Karrierën e tij si shumica e fëmijëve shkodranë e ka nisur tek akademia Vllaznia. Ku djaloshi ka qëndruar nga viti 2013 deri në vitin 2021. Më pas ai ka kaluar në rradhët e akademisë së njohur në vendin tonë, asaj të Shkëndijës së Tiranës në vitin 2022. E tashmë prej dy vitesh pjesë e Partizanit, ku me 17 herë kampionët e vendit duket se po hedh hapat e parë drejt futbollit profesionist./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments