Nga Endri ÇINARI
Vllaznia po zhvillon përgatitje finale për ndeshjen e javës së 8-të në Superiore. Shkodranët do jenë përballë AF Elbasanit në transfertë ditën e dielë, me duelin që do zhvillohet në orën 19:00. Ekipi i Brdariç e ka përgatitur duelin ndaj elbasanave me mungesa në formacionin titullar. Ku i fundit që i është shtuar kësaj liste është Eslit Sala.
Me mesfushorin që u ndëshkua me karton të kua, pas dy të verdhave në ndeshjen e fundit të humbur kundër Dinamos në shifrat 2-1. Megjithatë Brdariç së bashku me stafin e tij kanë bërë provat gjatë kësaj jave se si do e rreshtojnë skuadrën.
Kështu ai që pritet të zëvendësojë Salen në formacionin titullar është Amir Kahrimanoviç. Mesfushori kroat ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm 100% për skuadrën.
Aktivizimi i ish-futbollistit të Erzenit do bëjë që në mesfushë në dyshen para mbrojtjes së bashku me Krymin të jetë edhe Qato. Duke i lënë Kahrimanoviç një pozicion më sulmues në fushën e lojës.
Por një opsion tjetër që është parë në këto ditë në stërvitje është spostimi i Males në mesfushën qëndrore. Duke lënë kështu hapësirë aktivizimi në krah për njërin mes Dodajt dhe Çobes.
Ku të dy futbollistët do jenë në balotazh për një vend në formacion deri në momentet e fundit. Pjesa tjetër e formacionit për kuqeblutë pritet të jetë e njëjtë. Me Qarrin që do mbrojë portën kuqebli.
E ndërsa në mbrojtje të zakonshmit Stojanoviç dhe Juriç në qendër. Me Gurishten në të djathtë dhe Jagon majtas. Në mesfushë priten po ashtu Krymi, Qato dhe Kahrimanoviç. E ndërsa në sulm Balaj do ketë mbështetjen e Delajt dhe Males nga krahët.
Formacioni i mundshëm:
Qarri/ Gurishta, Juriç, Stojanoviç,Jago/ Krymi,Qato, Kahrimanoviç (Mala)/ Delaj, Mala( Çoba/Dodaj), Balaj.