Kaluan afro dy jave nga humbja e Vllaznise ne finalen per trofeun e Superiores ne “Final 4″” ndaj ekipit te Egnatias ne “Arena Kombetare” me rezultatin e thelle 0-4.
Plot dy jave me vone kur bota futbollistike mbante frymen per 90 minuta ne finalen e Liges se Kampioneve ne stadiumin “Allianz Arena” te Munihut ne mes PSG dhe Interit, ndodhi ajo qe befasoi e tronditi jo vetem Interin por mbare Italine.
PSG i etur per te fituar per te paren here Ligen e Kampioneve qe nuk kishte arritur ta realizonte edhe kur ishte afruar Mesi perkrah Nejmar e Mbape, e realizoi me 31 Maj.
Dhe fitorja kishte permasat e nje rezultati qe nuk i linte Interit asnje pretendim e justifikim. Pra shifrat tenistike 5-0, nuk kane shume nevoje per koment…
Te bash nje anologji ne mes humbjes se Vllaznise dhe humbjes se Interit eshte nje aventure qe nuk perligj nivelet qe perfaqesojne keto klube si dhe per vleren qe ka nje finale europiane me nje finale te nje shteti si Shqiperia megjithese ka arritur ne dy kampionate europiane ku vlerat e nje kompeticioni siç eshte Liga e Kampioneve ne krahasim me finalen e nje kampionati shqiptar, numri rekord i spektatoreve e shume e shume faktor qe injorojne nje finale si ajo ne mes Vllaznise me Egnatan.
Por si per Interin dhe Vllaznine humbjet jane masaker futbollistike pra katastrofike. Mungese personaliteti kur Vllaznia, fanella e se ciles ka nje histori 106 vjeçare e fanella e Interit nje histori 117 vjeçare. 90 minuta per dy skuadrat qe prezantojne cilesine me te dobet ne historine e tyre pa lene gjurme.
Nje sezon i deshtuar per dy klubet me 0 tituj,duke u eleminuar nga Kupat respektive e duke humbur ne finish titullin kampion. Nje rekord spektatoresh ne finalen e Vllaznise me Egnatian qe na kujtonte tifozerine e viteve 80, po ashtu super-rekord nga tifozet interist, plot 40.000 ne finalen e stadiumit “Allianz Arena” te Muniut.
Si prolog per dy kkubet Vllaznia largoi trajnerin gjermano-kroat Thomas Brdariç duke bere zevendesimin me shkodranin Edi Martini, ndersa Interi ne pritje te doreheqjes se Simone Inzagit e ne diskutim per te gjetur zevendesin e tij.
Thenia epike e Bastonit vlen edhe per Vllaznine: “Nuk eshte fundi qe imagjinuam, jemi te zhgenjyer nga vetja e jone”.NAMIK MEHMETI
FIRENZE, 2 qershor 2025