Manchester City po përballet me një krizë lëndimesh përpara derbit me Manchester United këtë fundjavë. Skuadra e Pep Guardiola luan në fushën e saj, por a kanë “Djajtë e Kuq” një avantazh duke pasur parasysh problemet e lëndimeve të Citi?
Duke nisur nga mbrojtësi i Anglisë, John Stones, që u ankua për një dëmtim të vogël muskulor. Mbetet të shihet se sa i rëndë është ky problem për “qytetarët” dhe nëse ai do të luajë kundër Manchester United këtë fundjavë.
Për më tepër, Phil Foden dhe Rayan Cherki janë në dyshim, pasi dyshja ka pësuar lëndime përkatëse në kyçin e këmbës dhe këmbë javët e fundit. Guardiola pret lajme të mira nga infermieria për këta dy futbollistë.
Edhe Omar Marmoush u detyrua të tërhiqej me barelë gjatë ndeshjes së Egjiptit me Burkina Faso këtë javë dhe tashmë është bërë publike se ai do të përballet me një periudhë të zgjatur jashtë fushe.
Disa të tjerë, si Mateo Kovacic, Josko Gvardiol, Marcus Bettinelli dhe Kalvin Phillips janë gjithashtu në dyshim, ndërsa priten përditësime për Savinho, Abdukodir Khusanov, Rico Leëis dhe Nico O’Reilly para ndeshjes me skuadrën e Amorim.
Lajmi i mirë është se makina e golave, Erling Haaland, shënoi pesë herë ndërsa Norvegjia e mundi Moldavinë me rezultatin 11-1 të martën, kështu që Manchester United do të ketë ende shumë punë për t’u përballur me golashënuesin e Premier League./telesport/