HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEPjerin Fushaj shumë pranë emërimit president i klubit të njohur

Pjerin Fushaj shumë pranë emërimit president i klubit të njohur

Tashmë është thuajse fakt i kryer: Biznesmeni i njohur shkodran Pjerin Fushaj pritet të marrë drejtimin e klubit të Besëlidhjes. Një gjë e tillë bëhet e ditur per gazeta “Shkodra Sport” nga burime pranë Bashkisë Lezhë teksa mësohet se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe mbetet vetëm konkretizimi dhe hedhja e firmës në kontratë.

Pjerin Fushaj është një emër i njohur edhe në futboll përveçse në biznes. Siç e dimë, për shumë vite ai ka sponsorizuar tek Vllaznia bashkë me të vëllanë, Valterin, ndërkohë që për disa vite ka mbajtur edhe postin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tashmë ai mund të nisë një rrugëtim të ri në krye të Besëlidhjes. Ky klub pas momenteve të vështira që ka kaluar këto dy- tre vitet e fundit, tashmë pritet te hap një kapitull të ri me një emër të njohur për qytetin e Lezhës – Pjerin Fushaj i cili pritet te marrë drejtimin e klubit te njohur, në një moment ku futbolli ka më shumë nevojë se kurrë për seriozitet, përkushtim dhe vizion.

Gjithsesi te presim zyrtarizimin dhe me siguri qe me pas, do te shohim nje Beselidhje shume me te forte dhe konkurruese menjehere jo vetem per t’u ngjitur ne kategorine e pare, por edhe me lart sepse ambiciet e presidentit te ardhshem te saj jane shume te medha.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments