Nga Maringlen ZHIVANI
Portieri shkodran Entoni Shkoza ka firmosur për ekipin kosovar, Dinamo e Ferizajt. Ai është rikthyer edhe njëherë tjetër tek ky ekip në Ligën e Parë.
Dinamo e Ferizajt ka patur nevojë për një portier cilësor dhe si rrjedhojë, është bindur për aftësitë e futbollistit të formuar tek Akademia Vllaznia, duke i kërkuar rikthimin edhe njëherë tjetër aty.
Lajmi për firmën në kontratë bëhet me dije nga burime pranë portierit 23-vjeçar, por edhe nga vetë klubi kosovar, i cili shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë afrimin e Entoni Shkozës.
Ky i fundit është një portier me shumë perspektivë, i formuar nga Akademia e Vllaznisë dhe ka luajtur për klube si Tërbuni në Shqipëri apo edhe Rahoveci në Kosovë, aty ku e mbylli në sezonin e fundit.(www.shkodrasport.com)