Pas Isuf Myrtajt, nje tjeter gazetar sportiv ka bere parashikimin e tij per renditjen perfundimtare te sezonit qe nis javen e ardhshme. Behet fjale per nje emer shume te njohur te mikrofonit radiofonik, Pirro Ruvina.

Ekskluzivisht per “Shkodra Sport” ai ka bere nje prognoze te menyres si ai e mendon renditjen perfundimtare te kampionatit te ardhshem. Sigurisht jo shume i bindur nga format qe po kalojne disa skuadra, apo nga ndryshimet e pashpjegueshme te trajnereve, megjithate e ka dhene nje verdikt.

Ruvina eshte shprehur se Vllaznia pavaresisht goditjes se marre nga eliminimi i Kupave te Europes, ka ruajtur stabilitetin e saj ne organike dhe prandaj e ka vendosur favoriten kryesore per te zene vendin e pare ne fund te 36 javeve te kampionatit. Por nga ana tjeter, gazetari i Radio Tiranes, eshte shprehur edhe njehere tjeter kategorisht kunder skemes me “Final 4” qe sipas tij nuk ndihmon ne progresin e futbollit shqiptar.

Perpos ekipit shkodran, ne katershe sipas tij do te jete edhe surpiza e kampionatit- Elbasani, por edhe Partizani e Dinamo, ndersa qe skuadrat te cilat do te bien nga kategoria ai mendon Skenderbeun dhe Bylisin.

Renditja e kampionatit 2024-2025 sipas Pirro Ruvines:

1. Vllaznia

2. Elbasani

3. Partizani

4. Dinamo

5. Egnatia

6. Laçi

7. Teuta

8. Tirana

9. Skenderbeu

10.Bylis