...
HomeKRYESOREReali, 24 vite pa humbje në shtëpi kundër Vajadolidit

Reali, 24 vite pa humbje në shtëpi kundër Vajadolidit

– Reali i Madridit ka fituar pesë ndeshjet e fundit kundër Vajadolidit në La Liga pa pësuar asnjë gol;

– Në shtëpi, Reali nuk ka humbur asnjë nga 13 ndeshjet e fundit kundër Vajadolidit në La Liga (11 barazime 2), që nga humbja 0-1 në maj 2000 dhe ka shënuar të paktën gjashtë gola në tre nga 10 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër tyre në kategorinë më të lartë (3.8 mesatarisht);

– Vajadolidi nuk ka humbur asnjë nga tri vizitat e fundit në Madrid (kundër të gjithë ekipeve të kryeqytetit spanjoll) në La Liga dhe nuk humbet 4 takime radhazi jashtë fushe në Madrid që nga nëntori 2012;

– Reali i Madridit nuk ka fituar asnjë nga tre ndeshjet e tij të fundit në La Liga (barazime 3), diçka që nuk i ndodhte që nga viti 2018 me Lopetegin trajner kur nuk fitonte 4 ndeshje radhazi.

– Nëse Reali nuk fiton ndaj Vajadolidit do të bëhej kampioni i dytë i Spanjës që nuk fiton dy ndeshjet e para në La Liga që nga koha e Murinjos në sezonin 2012-2013.

– Lojtari i Realit, Viniciu Zhunior ka marrë pjesë në katër gola në gjashtë ndeshje kundër Vajadolidit në La Liga (dy gola dhe dy asistime), duke përfshirë dy asistime në ndeshjen e tij të fundit kundër “Pucelanos” në kompeticion, në prill 2023.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.