Pas barazimit me Elbasanin, në Korçë kërkojnë reagimin e ekipit në ndeshjen e së dielës përballë Partizanit në kryeqytet.
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, pasi ka analizuar ndeshjen e parë të kampionatit, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka kërkuar maksimumin nga të tijtë për të marrë më të mirën në ndeshjen e radhës. Numri një i pankinës bardhekuqe thekson se ekipi është gati dhe i karikuar për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze.
Ivan, ndeshje delikate kundër Partizanit. Është gati Skënderbeu?
Patjetër që jemi gati, kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë takim dhe do të mundohemi që gjithçka ta vëmë në zbatim të dielën në fushë. Prandaj Partizanit çdo ndeshje është si një derbi dhe për këtë do vlerësim maksimal për të bërë më të mirën në fushë dhe për të tentuar maksimumin e mundshëm. Mbetet një ndeshje e fortë, siç ishte ndeshja e javës së parë dhe siç do të jenë 34 javët e ardhshme.
Pas barazimit me Elbasanin ke pasur shumë punë për të analizuar lojën. A do të reflektojë Skënderbeu?
Natyrisht që pas çdo jave ne jemi duke punuar për të përmirësuar gjithçka, përtej rezultatit që kemi arritur. Në ndeshjen e parë të kampionatit kemi pasur problem tek topi i dytë dhe kemi punuar shumë edhe përmes analizave. Kemi besim se gjithçka do të zgjidhet në vijim, pasi ekipi është cilësor dhe e di se ku ka gabuar. Kemi punuar mirë gjatë kësaj jave dhe pritshmëritë tona janë pozitive.
Tashmë keni një ekip më të plotë në dispozicion. Është favor për ju?
Patjetër që po, nëse u referoheni afrimeve të merkatos, në ndeshjen e parë kemi pasur mangësi si pasojë e vonesave në dokumentacione të disa lojtarëve që janë afruar tani. Por pjesa më e madhe është zgjidhur dhe kam më shumë elemente në dispozicion. Ky është një plus për mua që mund të zgjedh dhe të bëj lëvizjet më të mira të mundshme, si në fillim të takimit, ashtu edhe në lojë e sipër.
Partizani vjen nga një humbje, ju me një barazim. Si e prisni?
Ne nuk shohim se çfarë ka bërë kundërshtari jonë i radhës, por jemi të përqendruar vetëm tek objektivi ynë. Vijmë nga një barazim, që për mua me atë që kemi treguar, meritonim më shumë se kaq. Ndaj do të mundohemi të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Fusha më pas është ajo që do t’i tregojë të gjitha.
E kënaq Ivanin një barazim në këtë transfertë?
Jo, ne jemi Skënderbeu dhe gjithmonë hyjmë në fushë me objektivin maksimal. Duam të marrim gjithnjë maksimumin dhe për këtë jemi të bindur të gjithë. Më pas do ta tregojë fusha sa kemi merituar dhe çfarë kemi mundur të marrim.