HomeKRYESORERudi Vata: Kombëtarja nuk e ka aktualisht atë dëshirë për të luajtur...

Rudi Vata: Kombëtarja nuk e ka aktualisht atë dëshirë për të luajtur siç e pati tek kualifikueset e Europianit

Kombetarja shqiptare do te zbrese mbremjen e sotme ne fushen e lojes per te luajtur ndeshjen kualifikuese ndaj Letonise dhe shpresat jane te medha qe ajo te fitoje dhe te mbetet ne loje per nje vend qe do ta kualifikonte ne Boterorin e ardhshem.

Por ish- kapiteni i kesaj skuadre, Rudi Vata mendon se kombetarja jone nuk e ka me ate freskine dhe deshiren qe kishte per te luajtur si ne eliminatoret e Europianit. Nje gje te tille e ka shprehur gjate emisionit “Procesi Sportiv” ku ka qene i ftuar mbremjen e djeshme kur ka deklaruar:

“Kombetarja mendoj se nuk eshte ne gjendjen e saj me optimale. Po te shikosh Brojen per shembull, ndeshja me Gjilbraltarin ishte nje test shume i nevojshem dhe ndaj nje kundershtari te nje niveli te tille. Mendova se Broja do te çlirohej sepse ka me shume se dy vite pa shenuar gol.

Mendova se Bajrami do ta shfrytezonte maksimalisht kete ndeshje per t’i dhene nje ritem me te larte skuadres. Ajo qe une dalloj eshte se ne eliminatoret e Europianit ne si kombetare kemi patur nje energji tjeter, nje ritem tjeter, ndeshja ka patur nje intensitet dhe te gjithe kemi besuar se ajo ka freski, ka dinamizem, ka agresivitet.

Por nderkohe ne keto eliminatoret e Boterorit kemi pare nje kombetare tjeter, nje kombetare qe luan pa tempo dhe nuk ka agresivitetin e mjaftueshem, nuk ka egon e mjaftueshme dhe nuk ka edhe deshiren me luajt. Dhe nisur nga e gjitha kjo lind pyetja: Si ka mundesi qe edhe keto djemte e rinj nuk japin ate se çfare pritet prej tyre”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments