...
HomeKRYESORESi arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit,...

Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit, duke e tejkaluar edhe Mbappen

Pasi mori çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë në botë, braziliani Vinicius u bë lojtari më i paguar i Real Madridit.E përditshmja spanjolle AS raporton se kontrata e fundit e nënshkruar nga Vini në 2022 përfshinte një rritje në rastin e fitimit të Topit të Artë ose çmimit The Best.

I zgjedhur si lojtari i vitit nga FIFA, Vinicius Jr fitoi një rritje në pagën e tij, e cila deri më tani arrinte në 15 milionë euro.

Kështu, braziliani do të fitojë rreth 20 milionë euro në dy sezonet e ardhshme, duke kaluar kështu Kylian Mbappe si lojtari më i paguar i Real Madridit.

Për më tepër, nëse Vinicius Junior fiton Topin e Artë ose FIFA The Best, paga e tij do të rritet më tej, shkruan gazeta madrilene. Vinicius tashmë ka shënuar 13 gola me nëntë asistime në vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.