Sulmuesi Jasmin Rraboshta që nga sot nuk është më pjesë e ekipit të Lirisë së Prizrenit. Pas vetëm 6 muajsh me këtë skuadër, ai e ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me të duke qenë tashmë një futbollist i lirë.

Futbollisti Shkodran e ka njoftuar këtë gjë përmes një postimi në instastory ku shkruan: “Faleminderit FC Liria për bashkëpunimin, i uroj suksese presidencës dhe klubit”.

Rraboshta është një lojtar me shumë eksperiencë teksa e ka filluar atë te Vllaznia, për të vijuar më pas me shumë skuadra të tjera ku ka arritur të tregojë vlerat e tij si një sulmues potent dhe një shënues i mirë.

Ai ka arritur të kontribuojë për shumë skuadra për t’i ndihmuar në ngjitjet e tyre në Superligë, por tashmë duhet parë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij. Rraboshta është 34 vjeç dhe duhet parë se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme./www.shkodrasport.com/