HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkënderbeu gjen zëvendësuesin e Dean Liços, lojtari i Kombëtares nis stërvitjen me...

Skënderbeu gjen zëvendësuesin e Dean Liços, lojtari i Kombëtares nis stërvitjen me korçarët

Henrik Nerguti do të jetë afrimi i rradhës për Skënderbeun. Korçarët ishin në kërkim të një mesfushori produktiv dhe kanë pikasur te 21-vjeçari, profilin e duhur për të zëvendësuar kapitenin e larguar, Dean Liçon.

Liço u transferua në Turqi për 250 mijë euro dhe përqindje të kartonit në shitjen e rradhës.

Mbushi arkën e klubit, por la një boshllëk në fushën e lojës që do të jetë një mision i rëndësishëm për t’u arrirë nga Nerguti.

Lojtari kryeqytetas është pjesë e Shqipërisë U-21 dhe së fundmi mbylli aventurën e tij në Slloveni me NS Mura ku ka luajtur më parë edhe Mirlind Daku. Ditën e djeshme ai ka zbarkuar në Shqipëri ku ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me korçarët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments