Nga Endri ÇINARI
Vllaznia e femrave nuk di të ndalë në fitimin e trofeve dhe kampionateve në Superiore. Ditën e djeshme, vajzat kuqeblu të drejtuara nga Nikolin Leka u imponuan me rezultatin 20 ndaj Partizanit në finalen e kampionatit. Ku vendimtare për suksesin e shkodraneve ishin golat e Bajraktarit dhe Doçit.
Rrjeta që siguruan titullin e 12-të rradhazi për skuadrën e presidentit Lazer Matija. Kështu Vllaznia për femra vendos një tjetër rekord në futbollin shqiptar, por edhe atë europian të futbollit të femrave. Duke treguar dominancën e saj në Shqipëri, por edhe duke u përgatitur për ndeshjet e Champions League. Ku ambiciet e kuqebluve janë me të vërtetë të mëdha për të bërë sa më mirë.
Megjithatë paraqitjet e shkëlqyera të Vllaznisë ndër vite në Champions League, i kanë bërë “nder” futbollit të femrave në Shqipëri. Kjo sepse pikërisht nga koefiçenti që ekipi shkodran ka në renditjen e UEFA-s, ka bërë që kjo e fundit t’i dhurojë FSHF-së edhe një skuadër më shumë në kompeticionet europiane.
Si rrjedhojë do jenë dy skuadra nga vendi ynë që do marrin pjesë në kompeticionet europiane falë koeficentit që kanë ngritur vajzat kuqeblu për futbollin e femrave duke qenë i vetmi vend i Ballkanit me dy të tilla. Si rrjedhojë Partizani si nën kampione e këtij sezoni do marrë pjesë në Europa Cup, ekuivalente e Europa League tek futbolli i meshkujve.
Në këtë mënyrë edhe tek vajzat kryeqytetase ka festë dhe një arritje historike. Arritje që për të cilën duhet t’i “falen” Vllaznisë dhe arritjeve të saj në arenën europiane.(www.shkodrasport.com)