HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTETjetër lëvizje e bukur e Basanias në merkato. Merr edhe Arsen Elbasanin

Tjetër lëvizje e bukur e Basanias në merkato. Merr edhe Arsen Elbasanin

Vetëm një javë e gjysëm nga nisja e stërvitjes dhe Basania ka arritur të grumbullojë në rradhët e saj disa lojtarë cilësorë të cilët padiskutim që do t’i japin tjetër fytyrë asaj në sezonin e ri. Kështu, përpos Klaudio Lekës që është marrë si përforcim për mesfushën, ka ardhur edhe një tjetër lojtar i rëndësishëm për repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Arsen Elbasanin. 23 vjeçari shkodran siç dihet ka qenë një nga elementët e spikatur të Akademisë Vllaznia pak vite më para dhe madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek ekipi U19 i saj. Më pas karriera e tij vazhdoi tek Veleçiku, skuadër me të cilën luajti dy sezone.

Pas përvojës me koplikasit, ka qenë ish- trajneri i tyre Dritan Smajlaj që e mori me vete tek Besëlidhja ku luajti për dy sezone të tjera dhe tashmë edhe me të gjithçka ka përfunduar dhe mbrojtësi i djathtë ka vendosur të provojë një eksperiencë tjetër.

Ka qenë drejtori sportiv i Basanias Fatjon Hasani ai që ka zhvilluar bisedimet paraprake me të dhe më pas, është arritur akordi me presidentin Ermir Shimaj. Si rrjedhojë është rënë dakord që për sezonin e ri Arsen Elbasani të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Ky padyshim që është një përforcim shumë i rëndësishëm dhe trajneri Haxhiosmanoviç do të ketë në dispozicion një element cilësor që do t’i bëjë jo pak punë Basanias në sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments