HomeKRYESORETjetër spektakël i garave me kuaj në hipodromin 'Gizone'. Sporti i hipizmit...

Tjetër spektakël i garave me kuaj në hipodromin ‘Gizone’. Sporti i hipizmit po gjallërohet çdo ditë e më shumë

Nga Gjergj KOLA

Janë zhvilluar ditën e djeshme në hipodromin “Gizone” raundi i tretë i garave kombëtare me kuaj të racave të ndryshme. Një aktivitet që ashtu si dhe dy të parët ka marrë vëmendjen e një numri shumë të madh pasionantësh të këtij sporti dhe jo vetëm.

Hipodromi “Gizone” i ndërtuar në fshatin Mali i Jushit në Bashkinë Vau Dejës është shndërruar në një qendër moderne të hipizimit. Ai është themeluar nga Klubi i Hipizmit “Kalorësit Illyrian” me me president z. Attin Amadeus Doshi. Dhe si i tillë edhe dje ai ka mirëpritur sportistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe nga Lugina e Preshevës.

Gjithçka edhe në organizim ka qenë perfekte, falë punës së shkëlqyer të komisionit organizator të kësaj gare, i përbërë nga Sokol Kajoshi, Admir Beqiri, Behar Saliu, Indrit Plangaj dhe Bledar Halili, ndërsa që gjatë garës duhet përmendur edhe asistenca e veterineres Ina Cojoaca.

Sa i takon garave, janë zhvilluar 4 të tilla, ku e para ka qenë ajo e kuajve arabë në distancën 2500 metra ku në vend të parë ka dalë kali ETAR JR i Xhulio Gjurajt, në të dytin kali MIKU i Safet Galit dhe në të tretin kali ALBINO i “Flori Official”.

Më pas ka qenë gara e kuajve të rracës së përzier në distancën 4000 metra. Më i shpejti ka rezultuar kali EKSPENZA i Klubit Illyrian të drejtuar nga Attin Amadeus Doshi, në të dytin ELISA i Albert Matajt dhe në të tretin kali MELINA i Halil Kailiqit.

Gara e tretë ka qenë ajo e kuajve të rracës angleze në distancën 1600 metra, ku në vend të parë ka dalë kali ZAIN NIBRAS i Dashnim Osmanit nga Lugina e Preshevës, në të dytin kali BIG MAGI i Klubit Illyrian me kalorës Amarildo Topallin dhe në të tretin është renditur kali SIGNOR i Klubit “Bilali Hipizëm” me president Astmer Bilalin.

E fundit për këtë aktivitet ka qenë gara e kuajve të rracës angleze në distancën 2200 metra, ku më i shpejti ka rezultuar të jetë kali VIZAR i Klubit Opoja nga Bresanë e Kosovës me president M. Asllanin, në të dytin kali AGO Dashnim Osmanit nga Lugina e Preshevës dhe në të tretin kali POJAN i Klubit “Vllaznia Hipizëm”.

Në këtë mënyrë mbyllet një tjetër aktivitet i suksesshëm i garave me kuaj në Qarkun e Shkodrës. Një sport ky shumë i vjetër dhe me traditë, por që ka kaluar pengesa të ndryshme, por ndërtimi i hipodromit “Gizone” i ka dhënë shumë gjallëri dhe tashmë thuajse çdo muaj aty po zhvillohen gara të ndryshme duke i dhënë shumë gjallëri edhe zonës përreth.(www.shkodrasport.com)

.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments