HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTETrajneri Lika: Mezi e presim ndeshjen me Gramshin. Tek Basania kemi reflektuar...

Trajneri Lika: Mezi e presim ndeshjen me Gramshin. Tek Basania kemi reflektuar për startin jo të mirë të kampionatit

Tek Basania pavaresisht se keto dite nuk kane patur ndeshje zyrtare per shkak te nderprerjes se kampionatit, puna ka vazhduar dhe jo vetem ne fushen e stervitjes. Ekipi ka analizuar gjere e gjate startin e ketij sezoni i cili nuk ka qene ai i duhuri dhe pjestaret e tij duket se kane vendosur te reflektojne.

Nje gje te tille e ka bere te ditur ne nje prononcim te dhene per “TV1 Channel” trajneri Haris Lika i cili eshte shprehur se tek Basania mezi presin sfiden e rradhes ndaj Gramshit, ku do te kerkojne patjeter fitoren dhe kthesen ne rrugen e pretendimeve te tij.

“Eshte nje ndeshje te cilen mezi po e presim sepse kemi patur nje fillim- kampionati jo ashtu siç e kishim pritur. Por besooj se kemi reflektuar shume gjate ketyre diteve sepse edhe ne kemi patur nje pauze te kampionatit kete jave.

I kemi analizuar gabimet e bera, kemi reflektuar dhe shpresoj shume qe te kthejme edhe njehere moralin e duhur ne skuader, te marrim piket dhe te rikthehemi ne pretendimet e duhura ne kampin tone sepse te them te drejten eshte nje ekip qe duhet te shkoje lart sepse eshte ndertuar per te qene i tille”.

Ndeshja e rradhes per ekipin e Basanias, ajo ndaj ekipit te Gramshit e vlefshme per javen e katert te kategorise se dyte do te luhet diten e diele ne oren 14:00 ne fushen sportive te Bushatit./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments