Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do presë Partizanin në Shkodër ditën e shtunë, duel ky në kuadër të javës së tretë të Superiores dhe që do luhet në “Loro Boriçi”, në orën 19:00. Një duel që në vite në futbollin shqiptar ka dhuruar përballje shumë interesante dhe që kanë ngelur në memoriet e futbolldashësve. Edhe kësaj here pritet një duel për t’u shijuar mes dy skuadrave që renditen edhe ndër pretendentët për titullin kampion këtë sezon në Superiore.
Statistikat e katër ndeshjeve të sezonit të shkuar tregojnë për një “avantazh” të shkodranëve në përballjet direkte me “demat”. Kështu në fazën e parë të edicionit 2024-25, Vllaznia fitonte 0-1 në kryeqytet ndaj Partizanit falë një goli të Alivodes. Në ndeshjen e fazës së dytë në Shkodër, gjithçka do mbyllej në shifrat spektakolare 2-2, ku golave të Stojanoviç dhe Males për vendasit, i përgjigjej Mba me një dopietë.
Në duelin e fazës së tretë sërish në Tiranë, do ishte Partizani që do i kthente “reston” kuqebluve. Ku të kuqtë triumfonin 2-0 falë golavë të shënuar nga Cara dhe Rrapaj. Teksa ndeshjen e fundit të dy ekipeve në kuadër të edicionit 2024-25, do ishte sërish Vllaznia që do triumfonte 2-0 me anë të golave të shënuar nga Gruda dhe Bajrami. Për të shikuar një fitore të Partizanit në Shkodër duhet të kthehemi thuajse 3 vite pas.
Ku në datën 07.10.2022, Partizani fitonte për herë të fundit në “Loro Boriçi”, me shifrat 1-2. Ku 17 herë kampionët e vendit përmbysinin golin e Hoxhajt falë rrjetave të Da Silvas dhe Skukes. Dueli ishte i vlefshëm për javën e 7-të të edicionit 2022-23 të Superiores.(www.shkodrasport.com)