HomeKRYESOREVIDEO/ Erald Çinari e vijon aty ku e la, sulmuesi e bën...

VIDEO/ Erald Çinari e vijon aty ku e la, sulmuesi e bën ‘sefte’ me gol në Arabi

U transferua para pak javësh në kampionatin arab të futbollit ku iu bashkua skuadrës së Al Jabalain dhe menjëherë Erald Çinari është shndërruar në protagonist. Sulmuesi shkodran i cili u largua nga Noah për të nisur një eksperiencë të re jashtë Europës, duket se e ka vijuar aty ku e la edicionin e shkuar me armenët. Duke shënuar dhe dhuruar performanca për të tu vlerësuar.

Në javën e parë të ligës së dytë të futbollit arab, ekipi i 28-vjeçarit luajti në transfertë kundër Al Batin. Ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së Çinarit.
Ku do ishte mëngjërashi që do hapte llogarinë e golave jo vetëm personal, por edhe për ekipin e tij dhe ligën. Pasi goli i ish-futbollistit të Vllaznisë ishte i pari për edicionin 2025-26 në ligën e dytë të futbollit në Arabinë Saudite.

Në minutën e 24-ët në zonë do hidhej një top i ëmbël nga e majta e sulmit të Al Jabalain. Sfera gjen saktësisht sulmuesin i cili me kokë “zhytet” mjaft bukur. Duke shënuar një gol cilësor dhe që hap shifrat e tij në Arabinë Saudite.

Në këtë mënyrë Çinari i bën një nisje fantastike sezonit të ri. Ku pavarësisht ndryshimit të kampionatit, duke se zakoni i golit nuk harrohet nga ana e numrit “11-të”.

Për Çinarin kjo është eksperienca e parë jashtë Europës, ku më parë është aktivizuar në Shqipëri me Vllazninë dhe Partizanin. Në Turqi me Samsunspor, në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës dhe së fundmi në Armeni me ekipin e Noahs. Ku me këta të fundit fitoi kampionatin dhe kupën sezonin e shkuar, me shkodranin që ishte protagonist me 17 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet gjatë edicionit 2024-25.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments