HomeFUTBOLLI I FEMRAVEVIDEO/ Menaxherja e përgjithshme e KFF Vllaznia Matilda Matija prezantohet zyrtarisht si...

VIDEO/ Menaxherja e përgjithshme e KFF Vllaznia Matilda Matija prezantohet zyrtarisht si kandidate për deputet

Pas pervojes mbi nje dekade ne sprot dhe jo vetem, Matilda Matija zyrtarisht prej dites se djeshme ka nisur edhe nje rrugetim te ri, ate drejt politikes. Menaxherja e pergjithshme e Klubit te Futbollit te Femrave Vllaznia eshte shpallur nga Partia Agrare Ambientaliste si kandidate per deputete ne Qarkun e Shkodres.

Prezantimi i saj eshte bere diten e djeshme nga kryetari i kesaj Partie Agron Duka i cili ne fjalen e tij ka vleresuar rolin dhe kontributin e deritanishem te Matildes tek sporti dhe jo vetem, ka evidentuar formimin e saj ne Universitete te njohura jashte vendit dhe deshiren e saj per t’u kthyer dhe per te dhene serish kontributin e saj per Shkodren dhe Shqiperine.

Nderkohe vete Matilda ne fjalen e saj para te pranishmeve te shumte, eshte ndalur gjate tek sukseset e Vllaznise ne futboll per femra dhe arritjet e saj te jashtezakonshme edhe ne arenen nderkombetare dhe njekohesisht ka shpjeguar edhe arsyen pse vendosi t’i thote “po” propozimit per t’u bere pjese e politikes.

Njekohesisht deklaroi se nese shkodranet i besojne nje vend ne parlamentin e ardhshem, kuptohet qe perpos misionit te saj partiak, do te jete nje ze i forte edhe ne mbeshtetje te sportit dhe veçanerisht atij te femrave.

Te plote prononcimin e kandidates per deputete te Partise Agrare Ambientaliste mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne videon e meposhtme:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments