Boksieri shkodran Nelson Hysa ka shënuar një tjetër fitore të shpejtë dhe dominuese për peshat e rënda, duke e çuar bilancin e tij të fitoreve në 23-0 me një performancë të shkëlqyer në Ipswich të shtunën në mbrëmje. Shkodrani hodhi në tapet me “K.O” rivalin Patrick Korte dhe mbron titullin WBO për zonën evropiane.

Në moshën 40-vjeçare Hysa sfidoi Patrick Korten duke e dominuar. Kjo ishte një përballje që Hysa e mbylli shumë shpejt, duke e mposhtur Korten me një dominim të plotë dhe me një shpejtësi që surprizoi të gjithë.

Hysa ruajti titullin e tij të WBO-së për Evropën në peshën e rëndë, duke e mposhtur Korten (22-5-1) brenda dy raundeve, me një kombinim goditjesh të fuqishme dhe surprizuese shpejtësie.

Me këtë fitore, Hysa ka arritur 21 nokautë në 23 fitoret e tij dhe duket se është në një formë të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës 40-vjeçare. Ai po tregon që është gati të bëjë një kalim në nivele më të larta të boksit, teksa është i pamposhtur.

Një duel me Moses Itauma është diskutuar kohët e fundit dhe pas fitores së tij, Hysa e sfidoi atë drejtpërdrejt gjatë intervistës pas ndeshjes, duke i thënë: “Itauma, po të pres në ring!”

Përballja Hysa vs Korte

Hysa mori kontrollin e ndeshjes që në fillim ndaj Korte, duke e shfrytëzuar avantazhin e madh në gjatësi, por gjithashtu duke i treguar superioritetin në shpejtësinë e këmbëve dhe duarve.

Në raundin e parë, ai e la Korten në vështirësi me një goditje të lehtë që e tronditi trupin e gjermanit dhe e detyroi atë të bjerë në gjunjë për një çast. Korte arriti ta mbyllë raundin, por ishte e qartë se mundësitë e tij për të mbijetuar në raundin e dytë ishin të pakta dhe kështu ndodhi.

Hysa vazhdoi të përdorte një “jab” të mprehtë për të pasuar një goditje të fortë me dorën e djathtë, e cila e dëmtoi Korten shumë herë. Në raundin e dytë, Hysa e mbylli ndeshjen kur një goditje e djathtë e pasuar nga një seri goditjesh të tjera e dërgoi Korten në tapet. Korte u ngrit në numërimin 9, por ishte e qartë që ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte dhe ndeshja u ndërpre.

Me këtë fitore të shpejtë dhe të pastër, Hysa e ka vendosur veten në qendër të diskutimeve për një mundësi të madhe për t’u ndeshur kundër Moses Itauma dhe tani të gjithë presim të shohim çfarë do të ndodhë më tej.