Vllaznia e futbollit te femrave eshte shume prane fitimit te titullit te 12-te kampion, qe eshte njekohesisht i 12-ti rradhazi per te. Megjithate ka edhe nje sfide te fundit per te fituar, ate finale ndaj Partizanit qe do te luhet sot ne ora 19.30 ne stadiumin “Arena e Demave” ne kryeqytet.

Partizani ne fakt shkaktoi surprizen ne gjysmefinalen e “Final 4” duke eliminuar Gramshin pretendent pas dy fitoreve me rezultatin e njejte 1-0 ne te dy sfidat. Vajzat e ketij ekipi pse jo do te tentojne te mundin edhe Vllaznine sot dhe te shpallen per here te pare kampione te Shqiperise.

Megjithatee presidenti i skuadres shkodrane Lazer Matija ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” as qe nuk e çon nder mend se kjo mund te ndodhe sepse Vllaznia eshte ndertuar per te qene kampione. Ja si eshte shprehur numri 1 i skuadres kuqeblu:

“Pavaresisht se eshte finale, une vazhdoj te them se Vllaznia ka kundershtare vetem veten e saj. Ne kampionatin shqiptar, vetem kur keto vajza mund te kalojne ne eufori mund te demtojne ekipin. Ndryshe nuk ka shans qe te mos fitojme. E them kete nga vete puna e bere, nga vete historiku i saj, nga ajo qe ka dhene per futbollin shqiptar Vllaznia dhe prandaj them se nuk kemi kundershtare.

Partizani eshte ekip per t’u vleresuar sepse jo me kot ka ardhur deri ne finale, por gjithsesi mendoj se Vllaznia eshte e sigurte drejt titullit kampion. Gjithsesi e vleresojme maksimalisht finalen dhe po ashtu edhe emrin e madh qe ka Partizani, por e perseris qe jemi te vendosur per te fituar titullin kampion te rradhes”.

Te plote prononcimin e presidentit te Vllaznise Lazer Matija mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: