HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Trajneri Duli: Djemtë treguan karakter. Besëlidhja s'mund të jetë pretedente kur...

VIDEO/ Trajneri Duli: Djemtë treguan karakter. Besëlidhja s’mund të jetë pretedente kur nuk mund Veleçikun

Pas nje ndeshje te dobet ndaj Basanit, ku te gjithe iu gezuan barazimit te marre, tek Veleçiku ka patur nje situate krejt ndryshe ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Beselidhjes pretendente dhe ndaj saj u arrit i njejti rezultat, barazim 0-0. Nje rezultat i cili i ka gezuar te gjithe ne Koplik, por nga ana tjeter ka zhgenjyer lezhjanet.

Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, trajneri Besnik Duli e ka pranuar se kundershtari kishte me shume raste, por Veleçiku fale grintes dhe karakterit te treguar nga futbollistet e tij ne fushen e lojes.

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dy ekipet. Dhamë maksimumin duke luajtur me kundërsulme, duke e ditur edhe organikën tonë. Do të theksoj se skuadra ishte kompakte, shumë hermetike në mbrojtje, mjaft e organizuar në mesfushë, por kemi probleme me forcën goditëse para portës, pasi shpeshherë lojtarët zbehen. Dua të theksoj se gjendja e skuadrës ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje.

Beselidhja ne fakt ishte superiore karshi nesh sa i takon gjuajtjeve ne porte me lojtaret te cilet i ka me shume eksperience, megjithate edhe ne patem nje rast shume te paster me ane te Shekajt.

Skuadra lezhjane nuk e kishte ate stofin qe duhet te kete nje pretendente. Them keshtu sepse skuadrat qe pretendente nuk duhet ta llogarise nje kundershtar si Veleçiku me nje organike prej vetem 12-13 lojtaresh, per ta mundur ne fushen e lojes”- eshte shprehur trajneri koplikas Besnik Duli./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments