HomeFUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVIDEO/ Vllaznia e femrave godet në merkato, i merr kapitenen ekipit rival

VIDEO/ Vllaznia e femrave godet në merkato, i merr kapitenen ekipit rival

Vllaznia ne futboll per femrave ka prezantuar diten e sotme lojtaret e afruara kohet e fundit nga merkatoja. Ka rene ne sy edhe nje afrim cilesor, siç eshte ai i futbollistes Riselda Leba. Kjo e fundit gjate sezonit te kaluar ka qene pjese e ekipit rival te shkodraneve, Gramshit dhe madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenes.

Presidenti Matija i cili shquhet per goditjet e tij, ka arritur ta binde kete futbolliste e cila luan në krahun e majte te mbrojtjes qe t’i bashkohet Vllaznise per sezonin e ri dhe keshtu ka ndodhur. Ajo tashme eshte e veshur kuqeblu dhe bashke me lojtaret e tjera po behen gati per ndeshjet europiane.

E pyetur nese eshte me e motivuar te jete si pjese e Vllaznise apo si kundershtare, Leba gjate konferences se sotme per shtyp eshte shprehur: “Sigurisht qe jam me e motivuar kur jam pjese e Vllaznise pasi dihet historia dhe çfare suksesesh ka arritur ajo.

Gjithmone jam munduar te bej zgjedhjet e duhura per karrieren time dhe ardhja serish te Vllaznia, mendoj se ishte zgjedhja me e mire. Heren e pare nuk qendrova shume ne Shkoder, por shpresoj qe kete here te qendroj me gjate dhe te arrij sa me shume suksese me kete skuader”.

Leba

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments