Opinion nga RAMADAN BIGZA
Me duket se ende degjoj thirrjet Vllaznia, Vllaznia. Ishte me shume se nje entuziazëm i zakonshëm në “Qemal Stafa”. Ato pak tifozë që kishin marrë rrugën nga Shkodra në Tiranë, duket se nuk ishin vetëm. Me ta ishte e gjithë Shkodra. Ishin të gjithë shkodranët kudo që janë. Ndaj, thirrjet e tyre ishin më shumë se thirrje.
E kam ndjekur nga Athina ndeshjen Partizani – Vllaznia. Ishin dy skuadra në kushte aspak të barabarta. Partizani kryesues me meritë i këtij kampionati ndërsa Vllaznia, siç ka qejf ta shpreh trajneri italian Ranineri, diçka më poshtë se mesi. Por ajo që e bënte interesant këtë ndeshje ishte koha kur u luajt. Partizani e mori vesh se kundërshtari i saj Tirana kishte humbur në Kukës dhe ishte një motiv më shumë për të ruajtur vendin e parë. Ndërkohë përballë të kuqve ishte një Vllazni që kishte arritur 4 fitore radhazi. Rastësi?. Aspak. Gjithçka ishte arritur përmes lojërave të bukura e mjaft bindëse. E tillë u tregua skuadra shkodrane edhe në këtë takim. Ajo shënoj një supergol. Ishte Alsid Tafili, djali i mjeshtrit të madh të çiklizmit Agim Tafili, që kishte marrë përsipër fitoren e Vllaznisë. Falë një loje mjeshtërore, ai të kujtonte babain e tij, sfidues i ndeshjeve të mëdha e i fitoreve të vështira. Alsidi nxjerr nga arkivi i tij familjar pikërisht at shpirt luftarak por edhe mjeshtëror teksa godet me të djathtën, duke shënuar një gol të përkryer, që edhe një portier , padyshim i madh si Alban Hoxha, nuk kishte se çfarë ti bënte.Nuk do të shkruaja kaq shpejt për Vllazninë nëse nuk do të kisha parë tek ajo disa cilësi pozitive, që pak kush i ka në skuadrat tona. Vllaznia edhe pse shënoi shpejt, asnjëherë nuk e vuri në diskutim rezultatin e ndeshjes. Ajo e administroi mjaft mirë, atë duke treguar se skuadra, që jo shumë javë më parë kishte humbur shumë gjëra, në këtë ndeshje, dijti fort mirë të luaj mjaft qartë taktikisht: të mbrohet mirë e të sulmojë rrezikshëm. Fitorja ndaj Partizanit ishte fitorja e saj e 5-të radhazi. Padyshim më e vështira por edhe më e lehta. Më e vështira sepse shkodranët ishin përballë kryesuesve dhe luanin jashtë fushës së tyre. Dhe më e lehta sepse ajo diti falë ndjenjës së kolektivitetit të dalë tek fitorja plotësisht e merituar. Vllaznia përballë Partizanit tregoj se mund të bëjë mjaft gjëra të mira. Ajo nuk luajti si një ekip inferior përkundrazi tregoi superioritetin e vet. E ku më mirë se ndaj kryesuesve duhej bërë kjo gjë?. Vllaznia e re nuk kishte në përbërjen e formacionit bazë as dy lojtarët, tashmë ndër më kryesorët si Hajdari apo Kruja. Çka tregon se në atë kolektiv të gjithë janë njësoj. Është kjo padyshim meritë e një trajneri krejtësisht të panjohur, i cili zbriti në Shqipëri me ëndrrën e madhë për të bërë ekip. Nuk kishte stërvitur asnjë ekip tjetër me emër në vendin e tij. Kur i thanë se do drejtonte Vllazninë Raineri i befasua. Fillimi qe i vështirë, madje shumë. Ai pa nisur ende rrugën e tij, u sulmua pa të drejtë nga bashkëkombasit e tij italianë, pikërisht nga ata, që e sollën. Humbjet që erdhën në vonë ia vështirësuan akoma më shumë pozitat. Por trajneri italian ishte dashuruar verbërisht me Vllazninë, Shkodrën dhe shkodranët. Dhe kur edhe optimisti më i madh kishte humbur çdo shpresë, ishte ndoshta i vetëm Raineri, që besonte tek ekipi i tij. Një rast krejtësisht i veçantë nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë sepse trajneri shkarkohej falë pikërisht rezultateve të dobëta. Por shkodranët i besuan Rainerit, besuan në ndershmërinë e tij, në punën e tij. Dhe rezultatet nuk vonuan. 5 fitore radhazi nuk janë pak por shumë. Fitorja ndaj Partizani ishte padyshim më e bukura.Kam shkruar diku se Vllaznia erdhi. Me ato çfarë pamë ndaj Partizanit , ajo vërtetë erdhi. Erdhi si një zonjë e vërtetë për tu futur midis më të mirëve me kulturën e saj, me historinë e saj. Afrimi i Vllaznisë në gjirin më të mirëve nuk është aspak një rastësi, është domosdoshmëri. Me Vllazninë, kampionati bëhet më i bukur, më emocionues, më interesant. Vllaznia, Vllaznia janë thirrje, që më duket se i dgjoi edhe tani kur kanë kaluar disa ditë nga përfundimi asaj ndeshjeje dramatike.Kampionati ynë pra nuk mund të bëjë pa tifozë. Ata janë dasmorët dhe krushqit e një dasme, që quhet ndeshje. Ata që thërrisnin skuadrën fitues kishin lënë për disa orë qytetin e tyre dhe duke sfiduar edhe kushtet e vështira të motit, ishin në festën e Vllaznisë, ndoshta më të gëzuar se kurrë në këto vite të fundit.
Humbja e Partizanit nuk është ndonjë tragjedi.Fundi i fundit është një humbje ndaj Vllaznisë. Humbjet dhe fitoret janë pjesa më e bukur e një kampionati, i cili duhet thënë se është ndër më interesantët e kampionateve të fundit. Kryeson perkoheisht Partizani. Por fare pranë tij, tek dëgjojnë frymëmarrjen e njëri-tjetrit janë edhe Kukësi, Tirana, Skënderbeu ndërkohë që për tu bashkuar me ta tashmë është nisur në sprint edhe Vllaznia. Nëse nuk mundet për të dalë në krye, të paktën është midis më të mirëve. Në këtë sprint të fuqishëm, shkodranët u kanë besuar të rinjve, të cilët me atë çfar dhanë, edhe pse të rinj, tregojnë se qyteti u ka dhënë të drejtën e profesionizmit.
Vllaznia nuk po njeh epokën ndrrimit të brezave. Futbolli është sporti, që pasi është “mbjellë” në fidanishten e e këtij qyteti, nxjerrë “fidanë” të shëndetshëm për futbollin shkodran dhe pse jo edhe për atë kombëtar. Ndaj Partizanit,nuk është se fitoj vetëm Vllaznia. Fitoj kampionati ynë, fitoj futbolli ynë. Vllaznia nuk është gjë tjetër veçse “oksigjeni”, që mban ritmin e lartë dhe seriozitetin e një kampionati ndër më interesantët e historisë së tij.Vllaznia, Vllaznia me duket se janë thirrje që i dëgjoj edhe tani. Do të më bëhej qejfi, që ato thirrje të shpërthenin në Loro Boriçi përballë Skënderbeut. Le të mbyllet 2014-ta me kete fitore shkodranesh. Nuk eshte thjeshte nje deshire e imja. Eshte me shume se kaq. Vllaznia eshte emri yne simbol, para se cilës, duhet të përulemi të gjithë me respekt. Fitorja ndaj kampionëve, le të jetë edhe fitorja e vitit sepse kështu do të ketë edhe më shumë vlerë urimi: “Gëzuar Vitin e Ri 2015”.