Pasditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte zhvillur nje ndeshje miqesore ne mes ekipeve te “Vllaznia B” dhe Basanias. Trajneret respektive Brikeno Bizi dhe Dervish Haxhiosmanoviç kane dashur te provojne lojtaret dhe menyren e te luajturit te ekipeve te tyre dhe pergjithesisht kane mbetur te kenaqur me menyren si shkuan gjerat.
Sa i takon rezultatit, kane qene kuqeblute te cilet kane fituar me rezultatin 3-1. Per ta ka shenuar qe ne minutat e para te ndeshjes ka qene mbrojtesi Agraja qe ka shenuar me koke duke kaluar ne avantazh ekipin e “Vllaznia B” dhe me kete gol eshte mbyllur pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte ka qene sulmuesi Coffi qe ka dyfishuar shifrat per ekipin kuqeblu duke realizuar nje gol shume te bukur, megjithate ka qene Cofu per Basanian qe ka ngushtuar shifrat ne 2-1 duke realizuar edhe ai nje kryeveper. Madje ai ka qene edhe prane shenimit te nje goli tjeter, por topi kete here u perplas ne traverse dhe perfundoi jashte.
Pak minuta para fundit, Coffi do te shenonte edhe golin e trete dhe te dytin personal duke bere qe i gjithe takimi miqesor te mbyllet me fitoren 3-1 te “Vllaznia B”, e cila siç dihet sivjet do te marre pjese ne kampionatin e kategorise se trete te futbollit shqiptar.
Nga ana tjeter, tek Basania ne kete miqesore ka patur 3-4 mungesa te rendesishme dhe po ashtu ndikon edhe fakti qe ekipi ka vetem 10 dite kur ka nisur stervitjen, megjithate nje miqesore e tille ia vlejti dhe padyshim qe do t’i sherbeje stafit teknik per te qartesuar shume gjera per vazhdimesine.(www.shkodrasport.com)