Nga Maringlen ZHIVANI
Te Vllaznia, gjithçka duket si një “kantier” i hapur. Nëntë herë kampionët e vendit kanë ende synime dhe objektiva në merkato për sa i përket afrimeve të futbollistëve.
Kështu, drejtuesit dhe trajneri Edi Martini janë në kërkim edhe të dy qendërmbrojtësve që ofrojnë siguri në prapavijë. Dy emrat më të përfolur për një afrim në këtë repart janë Aleksandër Kouros dhe Esin Hakaj, të cilët që të dy kanë arritur një akord paraprak me Vllazninë.
Poashtu, në mesfushë kërkohet një futbollist me tipare organizative, element që mungon në organikën e ekipit. Ndërkohë, alternativa për Bekim Balajn në majën e sulmit për sezonin e ri, duket se do të vijojë të jetë Alfred Mensah.(www.shkodrasport.com)