HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, merkato ku dominon sulmi. Kuqeblutë kërkojnë të ndryshojnë fytyrë

Vllaznia, merkato ku dominon sulmi. Kuqeblutë kërkojnë të ndryshojnë fytyrë

Nga Maringlen ZHIVANI


Merkatoja e verës ka sjellë plot lëvizje për Vllazninë, me disa emra të spikatur ndërkombëtare dhe disa rikthime vendase. Drejtuesit kuqeblu kanë tentuar të kombinojnë eksperiencën me energjinë e re, por mbetet për t’u parë nëse këto afrime do ta rikthejnë klubin në garë për titull.

Në repartin ofensiv, Vllaznia ka investuar më së shumti. Për ta nisur nga krahët e sulmit, dy 19-vjeçarët Aris Ara dhe Gerald Kubazi janë sjellë nga Akademia për të rritur konkurrencën. Të dy ata kanë pak a shumë të njëjtin profil futbollistësh, pasi janë të shpejtë dhe kanë aftësi të mira driblimi. Në krahun tjetër, Lirim Kastrati shihet si një lojtar me pritshmëri të larta për të qenë titullar absolut.

Megjithatë, suksesi i afrimit të tij do të varet nga përshtatja e shpejtë me Superioren shqiptare, ku dinamika dhe ana fizike, shpesh bëhen pengesë për lojtarët e ardhur nga jashtë. Në qendër të ofensivës, Vllaznia ka marrë një emër si Bismark Charles, i cili pritet të jetë një “bomber” i mirëfilltë.

Ai ka ardhur nga Skënderbeu dhe sulmuesi ganez, së bashku edhe me kapitenin Bekim Balajn, pritet të kenë staturën e golashënuesve kyresorë të Vllaznisë. Në mesfushë spikat ardhja e Sherif Kallakut, një emër i madh për futbollin shqiptar. Roli i tij pritet të jetë kyç, pasi bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë dhe shumë shpejt pritet të kthehet në titullar konsant. Nga Belgjika, Edon Murataj ka sjellë fantazinë e një “trekuartisti”, një profil që Vllaznia nuk e ka pasur vitet e fundit dhe që mund të bëjë diferencën në ndeshje.

Ndeshja me Egnatian ishte një plus për të. Elmando Gjini vjen nga Ballkani dhe shihet si përforcim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes. Në krahun e majtë të mbrojtjes me tre, është afruar shqiptaro-greku me përvojë Aleksandër Kuro, një lojtar me bagazh të madh që pritet të sjellë stabilitet. Në portë është afruar Leon Pohls nga Shamrock Rovers, një alternativë e besueshme për konkurrencë me titullarin aktual Aron Jukaj. Në total, Vllaznia ka bërë një merkato të bollshme numerikisht, duke afruar futbollistë të ndryshëm. Megjithatë, do të jenë ndeshjet ato që do ta vërtetojnë këtë gjë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments