Klubi i Futbollit Vllaznia perpos faktit qe eshte i fokusuar maksimalisht per nje mbyllje te suksesshme te sezonit aktual duke shpresuar tek fitimi i titullit kampion me ekipin e pare, nuk po i le mbas dore edhe figurat e shquara te historise se tij. Ne kete aspekt, edhe diten e djeshme eshte bere nje tjeter nderim per disa prej tyre.

Keshtu, perpara ndeshjes miqesore qe veteranet e Vllaznise kane zhvilluar me ato te Real Valladolid, drejtuesit e klubit u kane akorduar titullin “Mirenjohje” dhe pese ish- futbollisteve te saj ne vite.

Ka qene vete presidenti Alban Xhaferi qe ua ka dorezuar nje titull te tille emrave te shquar te futbollit shkodran si Ferid Borshi, Fatbardh Jera, e Rudi Vata. Nderkohe qe ish- trajneri Hysen Dedja ua ka dorezuar kete titull edhe Kujtim Shabes dhe Suad Licit.

Padyshim qe nderimi i tyre tregon respekt per ate kontribut te dhene ne vite per fanellen kuqeblu dhe ne kete drejtim klubi Vllaznia eshte nje shembull per t’u ndjekur.(www.shkodrasport.com)