HomeKRYESOREVllaznia U-13 e Valdano Nimanit shpallet fituese e 'Visit Shkodra Trophy 2025'

Vllaznia U-13 e Valdano Nimanit shpallet fituese e ‘Visit Shkodra Trophy 2025’

Nga Maringlen ZHIVANI

Ekipi i Vllaznisë U-13, i drejtuar nga trajneri Valdano Nimani, ngriti lart trofeun e edicionit të dytë të turneut ndërkombëtar “Visit Shkodra Trophy”, zhvilluar nga 5 deri më 7 shtator 2025 në Shkodër.

Futbollistët e vegjël të këtij ekipi kanë bërë një performancë më të mirë se të gjithë kundërshtarët e kësaj grupmoshe dhe jo më kot në fund janë nderuar me kupën e ekipit më të mirë të aktivitetit, çka padyshim që u ka sjellë jo pak kënaqësi atyre.


Në këtë aktivitet morën pjesë akademi dhe ekipe të moshave U-9, U-11, U-13 dhe U-15 nga i gjithë vendi dhe rajoni, duke e kthyer Shkodrën për tre ditë në qendrën e futbollit të të rinjve.

Futbollistët kuqeblu e merituan këtë sukses dhe arritën të shpallen fitues të këtij trofeu, teksa kjo është një tjetër dëshmi e punës së mirë që trajneri Valdano Nimani po bën me talentet e së ardhmes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments