HomeKRYESOREVllaznia U17 e nis me fitore kampionatin. Mund 3-1 Dinamon në javën...

Vllaznia U17 e nis me fitore kampionatin. Mund 3-1 Dinamon në javën e parë

Start i mbarë i kampionatit për Vllaznia U17. Skuadra e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha në ndeshjen e javës së parë ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Dinamos, sfidë kjo e cila është luajtur paraditen e sotme në Tiranë.

Kuqeblutë e kanë dominuar këtë 90 minutësh duke treguar një nivel më të lartë se kundërshtari. Ata kanë kaluar në avantazh që në minutën e parë të ndeshjes me anë të futbollistit Erik Lulaj. Një fillim i mbarë që tregonte edhe për ambiciet që do të kishte ekipi shkodran ë fushën e lojës.

Megjithatë dinamovitët nuk hoqën dorë nga pretendimet e tyre dhe pas disa përpjekjesh, ia dolën të barazojnë në minutën e 35-të me anë të futbollistit Lika. Gjithsesi Vllaznia e pakënaqur nga ky gol i pësuar insistoi shumë për ta rikthyer rezultatin sërish në avantazhin e saj dhe si rrjedhojë, në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi golin e dytë me autor futbollistin Emiliano Mani.

Në 45 minutat e dyta loja u kontrollua nga kuqeblutë që shënuan në fundin e ndeshjes edhe një gol tjetër me autor futbollistin Klaudio Preka dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi do të mbyllej me fitoren 3-1 të Vllaznia U17.(www.shkodrasport.com)

DINAMO U17- VLLAZNIA U17 1-3

(Lika ’35/ Lulaj ‘1, Mani ’45, Preka ’91)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments