HomeKRYESOREZYRTARE/ Nuk ka më dilema, sulmuesi i Kombëtares i bashkohet Dakut te...

ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, sulmuesi i Kombëtares i bashkohet Dakut te Rubin Kazani për… 2 milionë euro

Marvin Çuni është zyrtarisht pjesë e Rubin Kazanit në Rusi, duke iu bashkuar kështu ekipit të Mirlind Dakut.

23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones, teksa do të kërkojë shpërthimin në Rusi.

Për transferimin e Çunit, Rubin Kazan, shpenzoi plot 2 milionë euro, me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku, që është shndërruar në një lider. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.

Finalizimi i operacionit “Çuni”, u konkretizua ditën e djeshme, teksa u zyrtarizua edhe nga klubi në faqen zyrtare, ku sulmuesi shfaq në stërvitje me skuadrën e tij të re.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments