Marvin Çuni është zyrtarisht pjesë e Rubin Kazanit në Rusi, duke iu bashkuar kështu ekipit të Mirlind Dakut.
23-vjeçari mbylli kështu aventurën në kampionatin italian te skuadra e Frosinones, teksa do të kërkojë shpërthimin në Rusi.
Për transferimin e Çunit, Rubin Kazan, shpenzoi plot 2 milionë euro, me shpresën që sulmuesi shqiptar do të ketë të njëjtin impakt si Mirlind Daku, që është shndërruar në një lider. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028.
Finalizimi i operacionit “Çuni”, u konkretizua ditën e djeshme, teksa u zyrtarizua edhe nga klubi në faqen zyrtare, ku sulmuesi shfaq në stërvitje me skuadrën e tij të re.