Vllaznia pret sot te mesoje emrin e kundershtarit me te cilin do te ndeshet ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League” dhe i vetmi nga 6 kundershtaret e mundshem me te cilet ka “njohje” eshte Dinamo Tbilis.

Me skuadren gjeorgjinae, shkodranet jane ndeshur edhe ne sezonin 1998-99 ne takimet e vlefshme per “UEFA Champions League” dhe ne fakt, takimi i pare i luajtur me 22 korrik 1998 ne stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena” ka nje histori me vete e cila ne fakt i pat demtuar kuqeblute e drejtuar ne ate kohe nga trajneri Ferid Borshi.

Koha e rregullt e kesaj ndeshje pat perfunduar me rezultatin 1-0 per vendasit me golin e shenuar nga Khomeriki ne minuten e 52-te, por ne fakt Komisioni Disiplinor i UEFA-s ia dha kete ndeshje ne tavoline skuadres gjeorgjiane me rezultatin 3-0.

Arsyeja? Stafi teknik i Vllaznise dhe te pakten nga sa u pat thene atehere, zevendestrajneri Ferit Borshi ka bere nje gabim ne zevendesimin e nje lojtari. Ne minuten e 83-te ne loje u fut Luan Lahja ne vend te Luan Zmijanit por numri ne fanelle nuk korrespondonte me numrin me te cilin Jaja ishte i rregjistruar ne protokoll dhe si rrjedhoje shkodranet e pesuan rende duke e humbur ne tavoline kete ndeshje.

Nje jave me vone, me 29 korrik, Vllaznia do te fitonte 3-1 ne “Qemal Stafa” ndaj Dinamos se Tbilisit fale golave te shenuar nga Cungu, Miloti dhe Noga, por kjo fitore nuk vlejti asgje sepse gabimi ne ndeshjen e pare kishte katranosur gjithçka.

Rrjedhoje e ketij gabimi, menjehere pas ndeshjes se kthimit, ish- presidenti i asaj kohe Myftar Çela pat shkarkuar menjehere te gjithe stafin teknik te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/