Sot starton kampionati i ri kombetar i futbollit dhe padiskutim qe shume emocione pritet te perjetohen. Ne ndeshjet startuese gjithmone ka edhe ceremoni qe zhvillohen per nder te futbollisteve qe kane kontribuar ne vite per skuadra te ndryshme.

Keshtu ka ndodhur edhe ne Shkoder dhe saktesisht shtate vjet me pare, me 24 gusht 2012 do te zhvillohej ceremonia e lenies se futbollit e njeres prej ikonave te Vllaznise, golashenuesit me te mire te historise se saj, Vioresin Sinani. Nje vendim qe nuk eshte marre lehte prej tij sepse ishte mesuar me fushen e stervitjes dhe stadiumin, ishte mesuar me golat dhe gjithçka tjeter qe te dhuron futbolli.

Eshte fotoreporteri i njohur Gjon Gjeka qe na risjell kete foto te kesaj ceremonie, duke na rikthyer emocionet e asaj dite kur Sinani i jepte perfundimisht lamtumiren futbollit te luajtur.

E beri kete pasi kishte shenuar plot 208 gola ne kampionate, me shume se çdo kush tjeter jo vetem ne historine e Vllaznise por edhe te futbollit shqiptar.

Fituesi i disa trofeve, padyshim qe ka qene nje nga emrat e medhenj te futbollit shqiptar ne dy dekadat e fundit. Nje sulmues qe vazhdon t’i mungoje edhe sot kampionatit te Superliges qe po vuan pikerisht per golat e nje lojtari te tille.
www.shkodrasport.com