FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEGoli i Arbër Jukajt nuk mjafton, Shiroka e nis me humbje kampionatin...

Goli i Arbër Jukajt nuk mjafton, Shiroka e nis me humbje kampionatin ndaj Erzenit

E nisi mbarë ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Erzenit duke shënuar që në minutën e 2-të me anë të futbollistit Arbër Jukaj por kjo nuk i ka mjaftuar KF Shirokës që të dalë me pikë nga ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut sepse vendasit kanë fituar me rezultatin 2-1.

Takimi ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për shkodranët e drejtuar nga trajneri Pablo Freire dhe goli i Jukajt që në start u dha atyre besimin se mund të merrnin pikë në këtë ndeshje të parë të kampionatit, por jo.

Në minutën e 37-të ka qenë futbollisti me përvojë Spartak Ajazi që ka barazuar për Erzenin dhe pjesa e parë në këtë mënyrë u mbyll në shifrat 1-1. Në pjesën e dytë vendasit ishin më agresivë në fushën e lojës duke tentuar me çdo kusht golin e fitores dhe ia dolën ta shënojnë me Velajn në ’54.

Shiroka bëri maksimumin e saj për të kërkuar barazimin dhe krijoi edhe disa raste, por pa rezultat dhe si rrjedhojë i gjithë takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Erzenit që e nis kampionatin me tre pikë ndërsa Shiroka detyrohet të pranojë humbjen.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments