Është mbyllur ndeshja miqësore, Partizani-Egnatia, e luajtur në stadiumin e Strugës. Dy ekipet e Superligës shqiptare kanë zbritur sot në fushë për të matur forcat, ndërsa ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-0 për të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi shkodran Klevis Dragaj në minutën e 22-të, kurse e pjesa e dytë nuk solli ndryshime.

Ne kete menyre starti i Dragajt me te kuqte duket se ka qene shume i mbare dhe fakti qe drejtuesit e tyre kane besuar ne vlerat e tij dhe per kete arsye e kane marre nga Shkendia.

Pas kësaj sfide miqësore, Partizani do të luajë sërish ndeshje miqësore dhe ditën e shtunë do të përballen me Pogradecin.