Ish- lojtari i Vllaznise Armando Vajushi shfaqet serish si protagonist me skuadren e tij ne kampionatin rumun te futbollit.

Shkodrani ia ka dalë të realizojë gol (rrjeta e parë për këtë edicion) në ndeshjen e kampionatit të Ligës së Dytë rumune, mes ekipit të tij, Petrolul dhe M.Ciuc (2-0).

Lojtari shkodran mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në minutën e 11-të dhe tregohet i saktë.
Ish lojtari i Vllaznise po luan sezonin e 3-të në Rumani, ku në këtë edicion numëron vetëm 2 paraqitje.

Në CV-ne e tij janë të përfshira skuadra si Livorno, Vllaznia Litex, apo edhe Pro Vercelli. Petrolul renditet aktualisht në vendin e dytë në kampionat me 6 pikë të grumbulluara.